Categories Lajme

Debati, Doshi-Rakipllarit: Keni dhe fëmijë, mbylle gojën o k*rvë

Një përplasje ka ndodhur mes gazetarit Robert Rakipllarit dhe kryetarit të PSD-së Tom Doshi në një emision gjatë transmetimit live sot në mbrëmje.

Rakipllari së bashku me të ftuarit e tjerë po flisnin për subjektet politike, por shpeshherë përmendën edhe emrin e të dorëhequrit Tom Doshi. Ky i fundit është lidhur “live” me emsiionin në News24 në një bisedë telefonike, teksa është shprehur se Rakipllarit duhet të ketë turp që është marrë gjithë kohën me emrin e tij.

Ndërkohë gjatë debatit gazetari i ka kujtuar Doshit që është shpallur “non-grata” në SHBA dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të zgjidhë njëherë mosmarrëveshjet me Amerikën. Kaq ka mjaftuar që debati të degradonte dhe kryetari i PSD-së ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të gazetarit, ndërkohë që vetë gazetari ka kërkuar që Doshit t’i mbyllet telefonata.

Debati:

Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje. Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet. Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë
Rakipllari: Nuk ka asgjë personale Doshi: Ti e ke personale Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…
Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie. Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh
Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.
Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kudnër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.
Balla: Pse e dhe dorëheqjen? Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë. Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua. Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME