Lajme

Debati për emigrantët, Rama tregon telefonatën: Rishi Sunak më shprehu keqardhje për gjuhën kundër shqiptarëve, mund të vijë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka pasur një telefonatë me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin.

Sipas Ramës homologu i tij britanik i ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me akuzat që kanë dalë nga politikanë britanikë kundër shqiptarëve.

“Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë. Nuk kemi folur për asgjë të re. Për të bashkuar forcat, kam përsëritur të gjitha këto që kam thënë.”

“Shpresoj që do kemi një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur që të ketë një vizitë bilaterale. Ka ardhur Blair por për çështje të tjera.” tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close