Categories Lajme

Debati për maskat, Basha: Boll me justifikime, Rama i nxjerr certifikatën

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përfshirë në një debat për maskat, për të cilat PD denoncoi se janë të skaduara. Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se në vend që të sulmojë opozitës, Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milion maska të skaduara.

Ndërsa Rama në mbledhjen e qeverisë publikoi certifikatën e maskave të lëshuar nga autoritetet kanadeze.

Basha: Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.

Rama: Lulzim Basha ridel dhe bën thirrje për nuk e di se çfarë tjetër përveç atyre të zakonshmeve, por përsëri këmbëngul se janë shpërndarë maska mbrojtëse të rrezikshme, madje paska kërkuar dhe prokurorinë. Kjo është certifikata o të nderuar kolegë, konkurrentë apo kundërshtarë që akoma dhe sot dhe mbasi ju thuhet drejtpërdrejt në sy të të gjithë popullit jeni gabim, jeni gabim sepse edhe sikur ju të kishit konstatuar vërtetë një problem që nuk është fare problem siç tregon certifikata, e autoriteteve kompetente në Kanada, sepse e thashë nuk munden dot të vijnë me trajlera nga Kanadaja, të dalin nga Kanadaja, pajisje mjekësore që nuk mund të përdoren apo më keq akoma që janë të rrezikshme. Thotë një fjalë të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh është djallëzore. Është djallëzore tani kur të gjithë duhet të jemi bashkë, jo vetëm që nuk keni përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni dhe ndaj këtyre njerëzve, rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat edhe i hidhni njerëzve tamam në këto momente helm në gjakun e tyre të trazuar, i turbulloni shikimin me shpifje. Certifikata, përshkrimi antimikrobial për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë që ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe jep të dhëna shumë specifike mbi mbishkrimin dhe efikasitetin e tyre. Ne këto nuk i çuam në sallat e kirurgjisë, për të cilat janë të destinuara dhe ku këto përdoren kur janë në efikasitet të plotë. Megjithëse parametrat i kanë si përqindje reduktimit të efektit 99%, pra përsëri nuk i kemi çuar atje, por i çojmë për përdorim të përditshëm të të gjithë sistemit.

Ndërkohë, Basha është përgjigjur sërish përmes Twitter-it duke shkruar se Rama më në fund e ka pranuar të vërtetën që maskat janë të skaduara.

Basha: Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME