Lajme

Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Në këto akse rrugore lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borws dhe ngricave të ditëve të fundit. Në raportin e fundit të publikuar nga ARRSH rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qëndror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Ndër të tjera bëhet apel të gjithë shoferëve që të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i plotë: Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Rajoni verior Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë. Rajoni qendror Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë. Rajoni jugor Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close