Categories Lajme

Dëbora zbardh Shqipërinë, meteorologia: Ja deri kur do të vijojë i ftohti siberian

Teksa i gjithë vendi ynë u zbardh nga dëbora, duket se këto ditë shkurti do të jenë me temperatura të ulëta, deri në -15 gradë celsius.

Në një lidhje telefonike për ‘News 24’ meteorologia Lajda Porja pohoi se i gjithë territori i vendit është në vlera negative të temperaturave për shkak të të ftohtit siberian, ku më shumë problematike paraqitet situata në pjesën verilindore, ku termometri shënon -12 deri në -13 gradë celsius. “Reshjet e dëborës përfshinë gjithë territorin shqiptar. Problematike situata paraqitet në zonat lindore, verilindja, ku trashësia e dëborës është deri në 70 cm.

Parashikohet që këto reshje dëbore të ketë sërish në këto zona. Do të kemi spostim të reshjeve të borës vetëm në zonat veriore dhe juglindore. Temperaturat pritet që të kenë rënie. Vlora shënon -1 dhe Saranda zero gradë. Në Tiranë temperaturat janë -5.

Në zonat verilindore pritet që temperaturat të ulen më tej. Në disa zona termometri do të shënojë -15 gradë.”, tha Porja. Sipas saj, dita e nesërme, megjithëse do të sjellë diell, mëngjesi do të jetë me temperatura ekstremisht të ulëta. Kjo situatë do të jetë deri në datën 23 shkurt.

“Problematike në zonat malore mbeten ngricat në akset rrugore.

Nga dita e hënë deri nga mesi i javës do të jenë 24 orë në vlerat negative, kjo do të bëjë që të kemi ngrirje të akseve rrugore. Ky acar pritet të qëndrojë deri në fund të javës tjetër. Do të kemi më pas afrim drejt vlerave normale të dimrit. Tirana do të ketë vlera negative mëngjeseve.”, përfundoi Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME