Categories Lajme

Dedikimi i Ramës për të ëmën e ndjerë, emocionohet Arbana Osmani, ja çfarë shkruan (Foto)

Moderatorja Arabana Osmani duket të jetë emocionuar shumë nga dedikimi i kryeministrit Edi Rama për të ëmën e tij, një ditë pasi ajo u nda nga jeta. Arbana e ka shpërndarë postimin e Ramës në profilin e saj në Instagram, duke thënë se ky ishte një nga dedikimet më emocionuese që ajo kishte lexuar.

“Një nga dedikimet më të bukura që kam lexuar ndonjëherë për nënën”, shkruan Arbana, teksa riposton statusin e Ramës, që është si më poshtë:

Mund të derdhësh lot pse iku, Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet, Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më, Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me te.

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen, Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të. Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të.

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara…

***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME