Partia Demokratike Dega Selenicë ka lexuar emrat e delegatëve, që kanë firmosur pro Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Konfirmojnë pjesëmarrjen në kuvendin e datës 11 Dhjetor 54 delegatë nga 74 totali.
Kuvendi i thirrur nga delegatët e PD-së dhe i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mbahet paraditen e nesërme në ambientet e stadiumit Air Albania. Pas dyshimeve të ngritura për falsifikimin e firmave të delegatëve, degët e PD-së në të gjithë vendin kanë bërë publikë edhe emrat.