Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, në një intervistë te realizuar për emisionin “Voilà”, është shprehur se ka vendosur që të luajë dhe një rol në teatër dhe pastaj do të tërhiqet, por do t’i përkushtohet dramaturgjisë, regjisë dhe televizionit.
“Të jesh aktor, do të thotë jesh edhe sportist; duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin; dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor. Në film dhe televizion PO, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg”-tha ai.