Categories Lajme

Deklarata nga Pakistani: ‘Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve’

Ministrja për të Drejtat e Njeriut e Pakistanit ka akuzuar presidentin francez Macron për trajtimin e popullsisë myslimane të vendit të tij duke e krahasuar me trajtimin e hebrejve nga Gjermania naziste. Akuzat vijnë pas kreu i Elizesë bëri thirrje për masa të reja për të goditur ekstremizmin islamik.

Ministrja Shireen Mazari nuk u përmbajt me kritikat e saj lidhur me thirrjet e Macron drejtuar udhëheqësve myslimanë në Francë për të nënshkruar një ‘kartë të vlerave republikane’, mes politikave të tjera që synojnë dekurajimin e radikalizmit.

“Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve – fëmijët myslimanë do të marrin numra ID të veçantë ndërsa fëmijët francezë jo. Njësoj si hebrenjtë që u detyruan të veshin yllin e verdhë në veshjet e tyre për identifikim.” – shkroi zyrtarja e lartë pakistaneze. Ky postim i bërë nga zyrtari i lartë pakistanez ngjalli reagime të ashpra nga Franca dhe u detyrua të rregullohej. Në postimin e redaktuar aty shkruhej se nëse Franca kërkon të zbatohet ky vendim duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo i veçantë vetëm për fëmijët myslimanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME