LajmeTurizëm

Deklaratë: Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit

Deklaratë për shtyp: Unioni Turistik i Vlorës është në krahë të banorëve Akërnisë dhe Vlorës të cilët kundërshtojnë çdo ndërhyrje të ambientalistëve në përpjekje për të ndaluar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Komuniteti i biznesit ashtu si dhe organizata mjedisore në vend dhe grupet e interesit kanë zhvilluar disa takime gjatë periudhës së hartimit të raportit të Vlerësimit të ndikimit në Mjedis, çdo përpjekje e tanishme është një tentativë për të dëmtuar interesat e gjithë rajonit të jugut.

Në rradhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues Vlonjat duke lënë qartazi të kuptohet se protestat “kryeqytetase” nxiten nga Qarqe të tjera ekonomikë. I kuptojmë përpjekjet e mjedisorëve për të mbijetuar por për ne zhvillimi ekonomik i rajonit prevalon. Mes zogjve migrator dhe zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, zgjedhim zhvillimin. Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close