Lajme

Del emri / Ekzēkutim mafioz te “Komuna e Parisit” në Tiranë

Një person është ekzēkutuar me armē zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. I ekzēkutuari është Hekuran Billa, 40 vjeç. Billa është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”, me targa AA888OH, ndërsa forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para të mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje, e cila është larguar më pas me shpejtësi. Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit. Ndërkaq po mblidhen dëshmi dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me një krim për të cilin është akuzuar Billa 14 vite më parë në Britaninë e Madhe dhe për të cilin ka bërë dhe burg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close