Lajme

Del fotoja, ky është administratori i shkollës private në Tiranë që iu bë atentat sot

Personi që shihni në foto është Lulëzim Masha, administratori i shkollës private në Tiranë, Willson, të cilit iu bë një a tentat.  Ngjarja ndodhi te nënkalimi i liqenit të Thatë.

Një person që dyshohet se ecte në këmbë ka q ëlluar në drejtim të mjetit tip Benz që drejtonte 63-vjeçari i vetëm, por fatmirësisht asnjë prej pl umbave se kapi.

Biznesmeni Lulëzim Masha, i cili i shpëtoi një atentati mesditën e sotme ka treguar se nuk ka arritur që ta identifikojë personin që e qëlloi me a rmë zj arri.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Masha është shprehur se personi që e ka qëlluar tre herë me a rmë ishte rreth moshës 25 vjeç, ezmer, me mjekër e i veshur sportiv. Ai ka shtuar më tej se nuk ka konflikte me askënd e se nuk e ka idenë kush mund të fshihet pas këtij sulmi.

“I kam parë lëvizjet e autorit kur qëlloi me pistoletë, nuk arrita ta njoh. Vetëm qëlloi tre herë dhe u largua. Nuk arrita ta identifikoj. U largua në këmbë dhe i veshur me veshje sportive.

Dukej i ri, rreth 25 vjeç, ezmer e me mjekër. Lëviza makinën dhe kontaktova policinë. Nuk kam k onflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij s ulmi,”- mësohet të jetë shprehur biznesmeni Masha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close