fbpx
Lajme

Del në shitje banesa e familjes Josifi ku ndodhi ngjarja e kobshme në Kombinat

Blerta Josif, nëna dhe motra e të cilës u vetëflijuan, pasi ka lënë spitalin ka qëndruar vetëm një ditë tek banesa e xhaxhit në Kombinat nga ku më pas së bashku janë nisur drejt Përmetit. Fqinjët e familjes Josifi që pak muaj më parë shokoi kryeqytetin me historinë e vetëflijimit, i thanë gazetarit te Fax News Fatjon Gjinaj se banesa e tyre është vënë në shitje, ndërsa Blerta, e mbijetuara e vetme është marrë nën kujdesin e xhaxhait. Nga burimet mësohet se shtëpia ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, është vënë në shitje prej pak ditësh, por nuk dihet nëse Blerta do të jetojë përgjithnjë me xhaxhain duke qenë se kanë marrë një vendim të tillë për banesën.

Fqinjët thonë se Blerta me xhaxhain janë larguar drejt Përmetit që e reja të marrë veten larg vendit ku ndodhi ngjarja dhe vëmendjes së mediave. 34-vjeçarja përveç dëshmisë së dhënë para hetuesve, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen dhe rrethanët që dërguan atë bashkë me të motrën dhe të ëmën drejt aktit ekstrem të vetflijimit me besimin se do të ringjalleshin sërish.

Anisa Josifi ka ndërruar jetë më 26 mars 2019. Ajo është mbajtur e vdekur në shtëpi nga nëna dhe motra e saj për 15 muaj me radhë, ndërsa drama e kësaj familje u zbuluar pranverën e këtij viti. Zhaneta Josifi kishtë ndërruar jetë pak ditë para se të zbulohej ngjarja dhe e mbijetuara e vetme mbeti Blerta e cila kaloi një periudhë të gjatë rikuperimi të gjendjes fizike dhe mendore. Burime bëjnë me dije se 34-vjeçarja do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button