Categories Lajme

Del nga burgu por gruaja s’i hap derën, i dënuari rikthehet në Komisariatin e Vorës: Iu luta 12 orë…

Një të sapo liruar nga e qelia, nuk iu deshën shumë orë për t’u rikthyer sërish përpara oficerëve që e arrestuan radhën e parë. Por kësaj here, nga një i denoncuar, ai ishte një denoncues.

Gazeta Si shkruan se behet fjale per shtetasin me inicialet E.B., nga fshati Bërxullë, kallëzoi bashkëshorten e tij, e cila më herët ishte bërë shkaku që ai të vuante heqjen e lirisë për akuzën e dhunës në familje.

Shtetasi në fjalë, sipas burimit policor nuk pati asnjë pretendim që lidhet me burgosjen e padrejtë apo pretendime që lidheshin me ngjarjen që e dërguan në burg.

“Gruaja nuk më lë të hyj në shtëpi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete”, – qe fjalia e parë e ish të burgosurit përpara oficerit të gatshëm të komisariatit të Vorës.

Pasi ai u pyet se ku jeton, atij iu kërkua identiteti: “Kam gjenralitetet E.B., bashkëshortja quhet SH.B., jetoj në Bërxullë. Rreth orës 12 dola nga burgu i Fushë Krujës, pasi kam vuajtur dënimin për dhunë në familje, ku dhe kam qenë i dënuar me katër muaj burg. Në momentin që dola nga burgu, u ktheva në fshatin tim Bërxullë dhe në momentin që iu afrova shtëpisë, bashkëshortja sapo më pa nuk më la të afrohesha, por mbylli derën me shul”, – shpjegon ish i dënuari, sipas burimeve të sigurta policore.

Gruaja nuk e ka lënë të shoqin të hyjë, ndonëse ai ka pritur për 12 orë me radhë. Ai pretendon se përgjatë 24 orëve, pasi është lutur dhe ka pritur që dera të hapet, nuk ka parë asnjë shenjë të tillë. I bindur se ajo derë nuk do hapej, megjithë lutjet e tij, ai është kthyer mbrapsht dhe në këmbë nga fshati Bërxull ka mbërritur në Vorë, pikërisht në komisariatin që e arrestoi herën e parë gjatë fundit të vitit 2020.

I dënuari deklaron sipas burimeve policore që morrën kallëzimin, se e shoqja i kërkoi që mos të qëndronte dhe se nuk duhet të qëndronin në të njëjtën banesë.

“Por kjo kërkesë, vjen vetëm nga ana e saj, nuk e ka dhënë asnjë institucion, asnjë gjykatë që unë duhet të largohem. Dua të theksoj që shtëpia është nën proces legalizimi dhe është në emrin tim. Ime shoqe është nuse e ardhur në këtë shtëpi dhe nuk e kuptoj arsyen se përse nuk duhet të hyj në shtëpinë time”, – denoncon shtetasi E.B.

Të ndodhur para kësaj situate, oficerët e policisë kanë thirrur dhe kanë marrë në pyetje gruan.

Fillimisht ajo ka refuzuar të flasë, duke këmbëngulur se kërkonte avokat dhe se nuk mundej të jepte asnjë deklaratë pa praninë e tij.

Pasi e kanë pritur SH.B., thotë: “Nuk e kam nxjerrë nga shtëpia dhe as ia kam mbyllur derën. Që kur mbërriti nga burgu, ai filloi të më ofendojë mua dhe fëmijët me fjalë nga më të ndryshmet. E., kërkoi të dalim nga shtëpia, por duke qenë se ne jemi familje, nuk kemi ku shkojmë, nuk ka asnjë vendim gjykate për këtë qëndrim të tij”.

Policia shton për Gazetasi.al, se gruaja ka dorëzuar padi divorci në datën 22 korrik, pak ditë përpara se të shoqit t’i përfundonte dënimi për dhunë. Rezulton se E.B., u denoncua prej partneres, për dhunë fizike dhe psikologjike, pasi sipas saj, “kishte duruar për vite të tëra dhe dhuna ishte bërë e padurueshme”.

Por pasi janë pyetur edhe fëmijët në prani të prindërve të tyre, që nuk flasin me njëri-tjetrin, policia është bindur se gruaja nuk ia hapi derën burrit për orë të tëra dhe ndaj ka dyshime se ajo kreu vetë-gjyqësi për të marrë hak për dhunën që ai kishte ushtruar.

Sidoqoftë policia bën me dije se e ka këshilluar çiftin të shmangin konfliktet dhe nëse kanë pretendime t’i drejtohen sërish gjykatës për urdhër-mbrojtjeje./Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME