Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Reshjet e shumta kanë sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.
Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë. Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.