Categories Lajme

Del pamje dra.matike e vajzës, si e kishin fshehur në vendin e gomës rezervë për arsyen e paimagjinueshme

Ditë më parë u raportua se autoritetet serbe në Merdare kishin ndaluar një shofer kosovarë i cili në bagazh kishte fshehur një vajzë të moshës 9 vjeçare.

Vajza ishte fshehur në gomën rezervë, siç shihet në foto. Mediat serbe raportohej se vetura ku po fshihej 9 vjeçarja ishte me targa të Gjermanisë.

Vetura po drejtohej nga një burrë 42 vjeçar që po shoqërohej nga djali i tij 17 vjeç.

Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.

Shoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh. Vajza sipas autoriteteve serbe është marr nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale në Prokuplje.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

9 vjeçarja ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënën e saj.  Vajza kishte katër vite që po tentonte të siguronte dokumentet por të gjitha tentimet kishin dështuar./Indeksonline/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME