fbpx
Lajme

Del para gjykatës fieraku që u morri paratë dy pensionistëve

Me kanatjerë dhe me maskë, është paraqitur ditën e sotme para gjykatës në Fier për t’u njohur me masën e sigurisë Pajtuim Dhana nga fshati Pishë.

Pak ditë më parë Dhana hyri në banesën e pensionistëve Athina dhe Vangjes Prifti dhe ju mori paratë që i kishin krsyer për të blerë dru për dimër. Pajtim Dhana u fut natën në banesën e të moshuarve dhe nën kërcënimin e sëpatës arriti që t’u marrë një shumë parash, 30 mijë lekë të reja dhe më pas u largua.

Por arratia zgjati shumë pak, pasi u prangos dhe tani do të përballet me akuzat.
Ai njihej si problematik në fshat dhe kishte një javë që kishtë dalë nga burgu. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button