
Është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha në zonën e Krapsit në Fier.
Burimë bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.
Drejtori i zjarrfikëseve të bashkise Fier Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.
Vetëm dy ditë më parë zjarri në këtë zonë, dogji dhjetëra hektarë me pyje, dhe u desh ndërhyrja nga ajri për të vënën nën kontroll flakët. Edhe sot pritet që në zonë të mbërrijë një helikopter i ushtrisë .