Lajme

Del studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e shqiptarëve kanë krijuar imunitet nga Covid

Janë publikuar të dhënat e fazës së tretë të studimit të Akademisë së Shkencave, mbi imunitetin që kanë krijuar shqiptarët nga Covid 19. Sipas të dhënave nga ASH, thuhet se në fazën e tretë të studimit e cila nisi në 16 Qershor deri në 23 Korrik u morën rezultatet e më shumë se 1500 personave, për të parë nëse kishin antitrupa ndaj Sars Covid 19. Sipas rezultateve të marra nga studimi, më shumë se 73.3 % e personave kanë rezultuar se kanë antitrupa, ndërkohë që ASH, duket se ka rritur pragun për atë që quhet imunitet natyral, me imunizimin e 90% të popullsisë.

ASH rekomandon ritëm të shpejtë vaksinimi për personat që derimë tani nuk kanë marrë asnjë dozë, si dhe të planifikohet vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç me të paktën një dozë.Ndërkohë që një tjetër rekomandim i dhënë nga Akademia e Shkencave është marrja e një doze të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç, dhe për ata që vuajnë nga sëmundje imunodeprimuese.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: