Categories Lajme

Del video e aksidentit në Berat

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen periferike “Uznovë” të qytetit. Një mjet tip Audi, duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas ka goditur murin e një shtëpie në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të rinjtë u nxorën nga mjeti me vështirësi nga punonjësit e Repartit Zjarrfikës, që mbërritën në vendngjarje së bashku me forcat e policisë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet N.Xh, 30-vjeç dhe pasagjeri 27-vjeçar që udhëtonte në të njëjtin mjet, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME