Categories Lajme

Del VIDEO e ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç/ Verifikohen pamjet pas vrasjes në Fushë Krujë

Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi në nëntor të vitit 2021. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar gjithçka nga kjo ngjarje e rëndë. Në videon e siguruar nga gazetari i ABC Ermal Vija, shihet se ishte ora 7 e 11 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend.

Një automjet tip Toyota afrohet pranë tij, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin. Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.

Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mesa familjes Reçi dhe asaj Martinaj. Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë Krujës.

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish policit Xhelal Reçi.

Tre të rinjtë u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirë organizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME