Lajme

Del video e vrasjes së 29-vjeçarit në market: Sherri nis te kasa, autori e qëllon të riun dhe ia fut vrapit

Janë publikuar pamjet tronditëse të vrasjes ë 29-vjeçarit Jurgen Duka (Mëziri) mbrëmjen e kaluar në një market në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme të marra nga “OraNews” mund të shihet momenti kur Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se në gjendje të dehur ka hyrë së bashku me shokun e tij me iniciale O.D në një market.

Aty janë hasur me autorin dhe teksa paguanin në kasë para shitësit kanë nisur të zihen verbalisht në fillim. Me autorin ndodhet edhe një mik i tij, ndërsa në market ndodhen edhe disa djem të tjerë por nuk dihet nëse kanë lidhje me grupet e përfshira në sherr.

Pas konfliktit me fjalë, sherri ka përshkallëzuar në përplasje fizike dhe djemtë e tjerë kanë tentuar t’i ndajnë. Por autori dhe viktima kanë filluar të përplasen kokë më kokë dhe pak sekonda më vonë shkrepet arma.

Të gjithë djemtë që ndodheshin në market largohen me shpejtësi, ndërsa aty brenda mbetet vetëm viktima i shtrirë në tokë dhe shitësi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close