Categories Lajme

Dëmet nga koronavirusi, Shoqata e Turopoperatoreve 4 kërkesa qeverisë

Shoqata Shqiptare e Turopoperatoreve dhe Agjencive Turistike i ka propozuar qeverisë disa masa emergjente në ndihmë të bizneseve të turizmit, të cilat, sipas tyre janë duke u përballur me dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

1.            Pezullimin e pagesës së tatim fitimit minimalisht për një periudhë 3 mujore dhe në vazhdim përshtatjen e llogaritjes së saj me vitin aktual;

2.            Subvencionimin e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-6 mujore;

3.            Reduktimin e taksave vendore dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tyre të paktën deri në fund të muajit Qershor;

4.            Akordimin e granateve ose kredive me interes “0%” për mbështetjen e nevojave për likuiditet të kompanive turistike.

“Duke marrë shkas nga epidemia Botërore shkaktuar nga COVID-19 dhe dëmi i saj në turizmin Botëror, që ka ndikim direkt edhe në turizmin shqiptar, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) gjykon se ndodhemi përpara një situate shumë kritike për sektorin e turizmit shqiptar.  Duke ndjerë  zgjatjen në kohë të kësaj gjendjeje ne mendojmë që vetëm me një ndërhyrje vendimtare nga Qeveria së bashku me përpjekjet që po bëjmë vetë ne aktorët e industrisë mund ta kalojmë këtë situatë tejet të vështirë”, thuhet në njoftimin e ATOA.

ATOA sqaron se turizmi është sektori që ka potencialin më të lartë të punësimit, nga ku 93 mijë kanë qenë të punësuarit direkt dhe mbi 291 mijë ishin të punësuarit total në këtë sektor përgjatë 2017, dhe e ardhura totale e turizmit është 1.8 miliard Euro, prandaj në ketë moment në rrezik nuk është vetëm sektori i turizmit, por prej saj edhe ekonomia e vendit.

“Në përgjigje të kësaj situate, për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë, kërkojmë një reagim të shpejtë nga ana e qeverisë dhe marrjen e masave”, deklarohet në njoftim.

Letra i është drejtuar kryeministrit Edi  Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosi, të Financave Anila Denaj, të Mbrojtjes Sociale Eduart Shalsi dhe kryebashkiakut Veliaj kërkohen të merren 4 masa urgjente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME