Categories Lajme

Dëmet nga tërmeti, mbyllet përkohësisht spitali i Laçit

Spitalit të Laçit u mbyll përkohësisht disa ditë pas tërmetit, për shkak të dëmtimeve serioze që ka marrë, ndërsa specialistët konsideruan se qëndrimi në godinë përbënte rrezik për mjekët e pacientët.

Me përjashtim të urgjencës, shërbimet dhe stafi mjekësor janë ndërprerë dhe transferuar drejt Spitalit të Lezhës!

“Kemi evakuuar shumicën e shërbimeve në spitalin e Lacit, në Lezhë. Po ngrihen dy tenda mjekësore, kemi marrë disa nga godinat që po i përdorim në afërsi të spitalit të Laçit”, tha Etjan Xhafaj – përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë.

Xhafaj vuri në dukje se godina do të rikonstruktohej pjesrisht dhe do të kishte ndërhyrje në muraturë apo pjesë të tjera të saj, por nuk do të shembej. Megjithatë e cilësoi evakuuimin si të domosdoshëm për të siguruar pacientët.

Kjo është një godinë e dytë e rëndësisë së veçantë që mbyllet në qarkun e Lezhës. Më herët u njoftua mbyllja e Gjykatës së Lezhës, po ashtu për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Ngjashëm në qark janë mbyllur edhe pesë shkolla, tre në Kurbin dhe dy në Lezhë, nxënësit e këtyre shkollave janë spostuar në shkolla fqinje.

Ndërkohë për të zëvendësuar pjesërisht shërbimet spitalore para spitalit po ngrihet një çadër urgjence, ndërsa autoritetet synojnë që shërbimet ambulatore t’i përballojnë me shtimin e grupeve të urgjencave në terren. Sipas vlerësimit të ekspertëve, dëmet në spitalin e Laçit nuk e rrezikojnë ndërtesën, por ai nuk do të hapet pa rikonstruksion./BIRN/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME