fbpx
Lajme

Dëmet nga tërmeti/ Në Durrës 6298 objekte të inspektuara, 4181 persona të akomoduar në struktura hoteliere

/ATSH/ Zyra për menaxhimin e fatkeqësive natyrore bëri të ditur sot se, deri në orën 12:00 të së martës, janë 6298 objekte të inspektuara gjithsej në Qarkun Durrës. Ndërsa janë prishur 46 godina të pasigurta për jetën, vetëm në qarkun e Durrësit.

Ndërkohë numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona. Rreth 564 thirrje kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Manzë

Përsa i takon situatës në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi. 103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja me çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje.

Puna në terren:

6298 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës. Bashkia Durrës – 2129 objekte të inspektuara, 651 të pabanueshme, 93 për t’u prishur; Bashkia Shijak – 1670 objekte të inspektuara, 424 të pabanueshme, 900 për t’u prishur; Bashkia Krujë – 2499 objekte të inspektuara, 921 të pabanueshme, 45 për t’u prishur.

Objekte të shembura:

46 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës

Bashkia Durrës:  34 objekte (specifikisht  9 objekte  2 -katësh; 10 objekte 3-katësh, 7 objekte 4-katësh, 5 objekte 5 –katësh, 2 objekte 6-katësh dhe 1 objekt) në bashkinë Durrës; ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4-katësh, që është shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”. Bashkia Krujë: 10 objekte (specifikisht 3 pallate 2-katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe) janë prishur në Thumanë, dhe 2 objekte (specifikisht 1 objekt 2-katësh, shkolla 9-vjeçare dhe 1 pallat 3-katësh) në fshatin Bubq. Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Akomodimi:

Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.

Shëndetësia:

5408 vizita të kryera në njësitë akomoduese. 1471 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë). e.xh/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button