Lajme

Dëmet nga tërmeti, PD: Qeveria asnjë plan për rindërtimin e shkollave në Bubq dhe Pezë

Partia Demokratike reagoi sot për situatën në disa shkolla në zonat rurale pas tërmetit të 26 nëntorit. Përfaqësuesit e PD-së, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vëmendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por, sipas tyre, “për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili, për fat të mirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve”. “Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre”, thanë ata përmes një deklarate për shtyp.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close