Categories Lajme

Demokratët thonë se kanë prova të reja kundër Trumpit, publikohen mesazhe e shënime të Rudy Giulianit

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara thanë se kanë zbuluar prova të reja që lidhen me procedurat për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Ata publikuan disa dokumente që lidhen me akuzat se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik. Këto dokumente përfshijnë tekst-mesazhe dhe shënime me shkrim të Rudy Giulianit, që është avokat i Trumpit, raporton BBC.

Trump i mohon akuzat, ndërsa hetimet kundër tij i quan “gjueti shtrigash”. Demokratët thanë se do t’i dërgojnë provat e reja – të siguruara nga biznesmeni Lev Parnas – në Senat, së bashku me akuzat formale kundër Trumpit.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë sot për dërgimin e akuzave në Senat. Pasi demokratët e kontrollojnë Dhomën, votimi pritet të jetë pro. Kur akuzat kalojnë në Senat, ky i fundit mund të nisë me gjykimin e presidentit.

Demokratët, deri më tash, nuk i kanë dërguar akuzat në Senat, pasi Partia Republikane – së cilës i përket edhe presidenti – ka refuzuar të lejojë pjesëmarrjen e dëshmitarëve në gjykim.

Për çfarë akuzohet Trump?

Trump akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Dhoma e Përfaqësuesve i ka ngritur akuzat formale kundër tij në muajin dhjetor.

Nëse gjatë gjykimit në Senat shpallet fajtor – gjë që thuhet se ka pak gjasa pasi ky institucion kontrollohet nga republikanët – Trump do të shkarkohej nga detyra.

Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për Joe Bidenin, i cili mund të jetë rival i tij në zgjedhjet e nëntorit.

Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas.

Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare. Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME