Lajme

Dëmtimi i polices para Kuvendit, reagon Saimir Tahiri: Kurrë mos ardhtë dita që…

Pas replikave në distancë mes dy palëve politike për rastin e efektives së policisë, e cila u dëmtua gjatë përplasjes me protestuesit para Kuvendit, ku ish-kryeministri Berisha publikoi një foto sipas të cilës efektivja nuk kishte humbur gishtat, ndërsa kreu i grupit të PS-së Balla, përgënjeshtroi duke publikuar një foto të efektives I.N., ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shkruan: “Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!
Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri””.

Më tej ai i uron shërim të shpejtë efektives ndërsa shkruan: “Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte.
Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen.
Te jam prane me shpirt!”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close