Lajme

Dëmtohet në kokë në ambientet e punës, ndërron jetë 60-vjeçari në Fier

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në biznesin e tij në Fier, teksa është goditur në kokë nga një një pirun, që shërbente për lëvizjen e materialeve.

Policia bën me dije se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Patosit, në një biznes që merrej me grumbullimin e skrapit.

Njoftimi i policisë, Fier / Informacion paraprak Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close