Categories Lajme

Dëmtohet pallati në Bulqizë, banorët: Kemi frikë të rrimë këtu, ka shumë plasaritje

Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër afër Klosit ka shkaktuar disa dëme në banesa. Probleme janë raportuar në disa fshatra në Klosit por gjithashtu dhe në Bulqizë. Një pallat në Bulqizë që ka pasur shumë dëme që nga tërmeti i fortë i Nëntorit, është plasaritur edhe më shumë.

“U trembëm sa të duash. Ishte shumë i fortë. Frikë kemi sepse nuk dihet. Ndoshta ka dhe goditje të tjera. Pallati është me probleme që në 2019“, thanë banorët të frikësuar. Njëri prej tyre tregoi disa nga dëmtimet që ka pësuar në shtëpi. “Ky pallat ka shumë dëmtime dhe plasaritje. Janë shtuar shumë.

Kemi frikë të rrimë këtu.”, u shpreh banori për Abc News. Ky pallat ka qenë pak i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ky i mbrëmshmi i ka hapur edhe më shumë plasaritjet. Edhe pse i kanë rikonstruktuar vetë shtëpitë, sërish duken plasaritjet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME