Lajme

Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë teksa ndërtonte pa leje, arrestohet vlonjati (Emri-Video)

Vlorë Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në p ranga 47 vjeçari.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: