Pasi iu vendos shiriti u bllokimit hoteleve dhe shtëpive të përshtatura për turistë, Ministria e Financave po u vjen në ndihmë për t’u formalizuar. Në kuadër të aksionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në plazhe, Ministrja e Financave Anila Denaj ishte në Velipojës, ku 11 biznese u zhbllokuan nga Administrata Tatimore, pasi bënë regjistrimin e tyre.
Denaj: Menduam te bënim një proces akoma më proaktiv. I morëm zonjat për t’ju asistuar ju si biznes, që të keni të gjithë informacionin e nevojshëm për regjistrimin e biznesit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Velipoja mbetet një ndër nga plazhet më problematike për ligjshërminë dhe sigurinë e pushuesve, ndaj, Denaj kërkoi bashkëpunimin e insitutcioneve për ta ndryshuar këtë situatë.
Denaj: Kërkoj që nga të gjithë institucionet shtetërore, bashkitë në veçanti të ndihmojnë këtë proces formalizmi. Ky është një proces që do të vijë në ndihmë të biznesit edhe në rastet kur ka neglizhenca apo vonesa. Po në momentin që ka një ndërgjegjësim të rritur është e rëndësishme që ne të jemi aty për ju dhe të heqim çdo barrierë që është e shtuar.
Duke pranuar se ende ka abuzime dhe informalitet, prefekti i Shkodrës paralajmëroi masa jo vetëm për shkelësit e ligjit por edhe për monitoruesit e zbatimit.
Millja: Masat do të jenë tepër të rrepta që nuk kanë marrë masa për të zbatuar ligjin dhe gjithashtu atyre që zaptojnë në mënyrë të papërgjegjshme e të padrejtë rërën, që është pasuri kombëtare dhe duhet ti shërbejë komunitetit.
Verifikimi i 281 në vijën bregdetare Velipojë -Shëngjin, tregoi se 100 prej tyre ushtronin aktivitet në kushtet e paligjshmërisë. /Ora News.tv/