Categories Lajme

Dendias pritet me protesta në Tiranë, përplasje tek Ministria e Jashtme

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dalë në një prononcim për mediat, në të cilën ka njoftuar se policia ka refuzuar kërkesën e PDIU për mbajtjen e një proteste paqësore përpara Ministrisë së Jashtme.

Idrizi tha se arsyeja që policia ka refuzuar dhënien e lejes për mbajtjen e protestës, është për shkak të masave anticovid ndërkohë që sipas tij, përditë shihet se PS dhe Edi Rama mblidhen sipas axhendave të tyre.

Kreu i PDIU theksoi se, mbajtja e protestës në ditën kur Ministri i jashtëm grek vition Tiranën është për ti kujtuar atij të marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve, heqjen e ligjit të luftës, dhe “çështjen e Camërisë”.

Ndërkohë Idrizi, deklaroi se protesta do të zhvillohet me të gjitha mënyrat pavarësisht se policia nuk ka dhënë lejen për mbajtjen e saj.

“Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër për këtë që po ndodh, është shtetrrethim i vërtetë nga policia, ne kishim bërë kërkesë të bënim protestë paqësore qw ti kujtonim palës greke të heqin ligjin e luftës, për Çamërinë, apo për çështje të tjera që shqetësojnë shqiptarët. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi ynë është refuzuar nga policia me justifikimi n e covid-it, ndërkohë ne kishim marrë masat të respektonim masat, është i turpshëm arsyeja që kanë gjetur, ne shohim përditë mbledhjet e asamblesë së Edi Ramës. Në kohë Covidi Greqia kërkon kufijtë shqiptarë me duar të forta, jemi të detyruar të vendosemi përpara policisë së shtetit, ne nuk kemi dalë përpara atyre këtu por të mikut të paftuar që vjen këtu për të vijuar axhendën greke. Në këto kushte jemi të detyruar të vijojmë protestën me të gjithë mënyrat”, tha Idrizi. Ndërkohë policia ka rrethuar gjithë zonën pranë Ministrisë së Jashtme për të evituar përplasjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME