Categories Lajme

Denoncimi i Jonila Godoles/ Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), që drejtohet nga Jonila Godole, ka denoncuar sot zhdukjen e pllakës përkujtimore në murin e shtëpisë së disidentes Musine Kokalari, Gjirokastër.

Pllaka në përkujtim të qëndresës dhe disidencës së Musine Kokalarit ndaj diktaturës komuniste shqiptare u vendos në murin e shtëpisë se saj më 16 qershor 2021, me iniciativë të IDMC dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Në ceremoni ishin të pranishëm të përndjekur politikë dhe 50 nxënës e mësues nga e gjithë Shqipëria. Qëndresa e saj për të mos pranuar regjimin totalitar shërben si burim frymëzimi për të rinjtë, të cilët nuk e kanë përjetuar diktaturën komuniste dhe kanë pak njohje për të.

“Megjithëse shtëpia e Musine Kokalarit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, pas një zjarri të vendosur disa vite më parë, ajo është kthyer në një rrënojë dhe është lënë në harresë totale nga pushteti lokal dhe drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore. Përveç indiferencës për ta restauruar dhe kthyer atë në muze, siç ndodh me figura të nivelit të Musine Kokalarit në vende të tjera ish-komuniste, në Gjirokastër mungon edhe çdo shenjë konvencionale për të orientuar turistin apo të interesuarin drejt shtëpisë ku jetoi Musine Kokalari dhe familja e saj që u përndoq nga regjimi.

Shkulja dhe zhdukja e kësaj pllake përkujtimore tre muaj pas vendosjes së saj, tregon se mbështetësit e regjimit enverist janë ende aktivë dhe të vendosur kundër promovimit të disidencës antikomuniste. Shtëpia e Musine Kokalarit do duhej të shërbente si një vend pelegrinazhi për një rini të orientuar drejt vlerave demokratike dhe mendimit kritik që një personalitet si ajo përfaqësonte.

I bëjmë thirrje pushtetit vendor, deputetëve të të gjitha partive të zgjedhur në atë zonë, drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore dhe komunitetit gjirokastrit që të distancohen nga këto akte vandalizmi ndaj përkujtimit të një figure të nderuar dhe frymëzuese si Musine Kokalari”– shkruan Godole. Musine Kokalari ishte kundërshtare e parë e regjimit komunist. Ajo u burgos dhe u internua dhe vdiq në vetmi për shkak të pikpamjeve të saj politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME