Categories Lajme

Denoncimi me video/ Policia keqtrajton pensionistët dhe invalidët tek Mali i Robit!

Një grup pensionistësh invalidë të cilët kanë marrë leje për të bërë plazh në Malin e Robit në Durrës kanë denoncuar dhunën e policisë ndaj tyre. Ish-kryeministri Berisha, ka publikuar videon ku duket se forca të shumta kanë rrethuar dhe dhunuar të moshuarit, kjo pas ankesës së një hoteli ngjitur me kampingun ku po pushonin grupi i pensionistëve.

Postimi i plote: ‘Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Pershendetje i nderuar Sali Berisha. Jemi nje grup pensionistash dhe 6 invalidë tek mali i robit qe kemi shtëpitë … bejme plazhin qe 14 vite dhe kemi pasë tabelë plazhi për publikun, pasi parcela ku ne rrimë i bie pjesa e rruges… Jemi në mes të hotel Real dhe hotel Ylberi. Problemin e kemi me hotel Ylberin se thotë që e kam paguar dhe pjesen tuaj. Sot na kane ardhur 15 policë për të na larguar i keni edhe në video, por ne jemi të gjithë të pa mundur ekonomikisht dhe nuk kemi ku të vemi pasi kudo është me pagesë: Ju lutemi pse nuk zbatohet vendimi i Qeverisë ku 20% është vend i lirë për publikun. Ju bëjmë me dije se vendi ku rrimë ne nuk i takon hotelit pasi është pjesë e rrugës… Ju lutem i nderuar këto janë shqetësimet dhe hallet tona…

Po ju dergojme edhe nje video se si na nxoren me shkelma policet e kesaj qeverie. Rrespekte nga një grup pensionistësh dhe invalidësh’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME