Lajme

Dënuar me tetë vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 51-vjeçari, ja për çfarë akuzohet

Vlorë Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Limit”. I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: – Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close