Lajme

Depo Qendrore e Barnave në QSUT, shëmbëlltyrë e punës për shëndetësinë që duam

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar fotot e Depos Qendrore të Barnave bë QSUT e rikonstruktuar tërësisht nga qeveria shqiptare.

“Si e gjetëm dhe si është sot Depo Qendrore e Barnave në QSUT, shëmbëlltyrë e punës dhe vizionit tonë për “Shëndetësinë që duam”, shprehet ministrja.

Falë investimit të qeverisë me vlerë 1.7 milionë euro, depo Qendrore e Barnave në QSUT ngrihet për herë të parë e konceptuar si një infrastrukturë moderne, me parametra bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave. Ajo garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve dhe transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT-së.

Me një sipërfaqe magazinimi rreth 3 mijë metra katrorë, depoja ka 7 dhoma frigoriferike dhe është e pajisur me aparatura të teknologjisë më të lartë bashkëkohore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close