Lajme

Deputetët e “Berishës” shkojnë në PD, por gjejnë dyert mbyllur, Noka: Selia si Alkatraz

Një grup deputetesh demokrat , mbështetës të Berishës kanë shkuar sot në selinë blu, mirëpo janë gjendur përballë një fakti që mediatikisht dihej.

Dyert e selise blu ishin të mbyllura ndaj Flamur Noka,  Edmond Spaho, Luan Baci dhe të tjerë janë detyruar të japin një intervistë në oborrin e PD. Noka tha mes të tjerash se PD, shtepia e lirisë sot është kthyer si burgu i Alkatrazit i kohëve moderne.

“Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022.

Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambjent ku të gumëzhinte, ambjent festiv që të bashkonte të gjithë demokratët,  por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne.

Gjithçka e mbyllur e blinduar,  si një burg i sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme. Noka e quajti Bashën, pengun e Ramës që mund të rrije I vetëburgosur për llogari të interesave të kryeministrit, por nuk mund të burgosë dot shpirtin e lirë të demokrateve.

“Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Por Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve.

Data 8 janar do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli.” u shpreh deputeti Flamur Noka në emër të Komisionit të Rithemelimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: