Lajme

Deputetët e PD-së tentojnë të futen në Parlament, përplasen me gardën (VIDEO)

Deputetët e PD-së tentuan të futen në Parlament, për seancën plenare të të hënës, por janë përplasur me gardën që nuk i lejoi te futen, pasi janë përjashtuar seancën e kaluar nga kryetarja e Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur në Parlament, ndërsa kolegët e tij që janë përjashtuar me vendim të Kuvendit, nuk janë lejuar.

Mes deputetëve që nuk janë lejuar janë Luan Baçi, ALbana Vokshi, Luçiano Boçi, Monika Kryemadhi dhe disa të tjerë.

Deputetët e PD-së tentojnë të futen në Parlament,

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend vendosi 5 ditë më parë për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës.
Ky vendim u cilësua në shkelje të rregullores nga demokratët. Kreu i grupit te deputetëve të PD, Luçano Boçi, tha se janë shkelur afatet për zhvillimin e mbledhjes, ndërsa akuzoi mazhorancën se po vepron me urdhër të Kryeministrit për të goditur zërin e opozitës në Parlament.

Boçi u shpreh se është shkelur rregullorja pas në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve
“Edi Rama po tenton të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka përcaktuar qartë se mbledhjet komisioneve bëhen të hapura dhe ju e përjetoni këtë lloj censure.

Kemi kërkuar të zbatohet rregullorja ku është e shkruar e zeza mbi të bardhë, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. Kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga ky gjoja Sekretariat. Përjashtimi i deputetëve as duhej të mendohej. E gjithë është bërë me urdhër të Edi Ramës-shprehej Boçi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close