Kandidati për kryetar komune nga radhët e VV-së në Podujevë, ka humbur të atin gjatë ditës së sotme. Kjo është bërë publike nga vetë Bulliqi nëpërmjet një shkrimi të ndjerë në Facebook, transmeton JOQ Kosova.
Postimi i plotë:
Njoftojmë farefisin dhe miqtë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë babai im, Nazmi Avdullah Bulliqi, në moshën 76 vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga ora 15:00.