Nga Saranda raportohet se deputeti Artur Roshi kishte ndërtuar pa leje dhe se madje ka kërcënuar edhe qytetarët, që përpiqen të mbrojnë pronën publike. Këtë gjë e ka bërë të ditur ‘saranda web’. Sipas tyre bëhet e ditur edhe se qytetarët ia kanë prishur ndërtimin, që ai kishte bërë pa leje.
Kurse nga ana tjetër të gjithë instituticionet shtetërore që duhet të reagonin në lidhje me këtë gjë kanë heshtur. Mesa duket në vendin tonë është kthyer në modë, që deputetët të ndërtojnë pa leje dhe që të bëjnë si të duan ata sepse askush nuk i ndëshkon.
Ata që ndëshkohen janë qytetarët e thjeshtë, por qytetarët e Sarandës kanë dhënë një mësim të madh duke treguar se kur bëhen padrejtësi dhe preket prona publike duhet reaguar. Si dallohet dhe në disa foto të publikuara deputeti kishte ndërtuar pa leje buzë detit.