
Deputeti demokrat Saimir Korreshi numëroi një mori problemesh që has Lushnja në lidhje me sistemin shëndetësor dhe atë arsimor sidomos gjatë pandemisë.
Korreshi i mëshoi faktit se në spitalin e Lushnjes nuk jepet asnjë shërbim, përveç synetllëqeve, kurse shkollat sipas tij janë në kushte skandaloze.
Këto fjalë të Korreshit shkaktuan sërish reagime në sallë, ashtu si edhe herën e fundit, ndërsa për të mos përsëritur “gabimin” e parë, deputetët demokratë u përpoqën të merreshin me diçka tjetër ndërkohë që ai fliste. Gjekmarkaj vuri kufjet, Dashnor Sulaj nuk e mbajti të qeshurën, kurse Alibeaj ia arriti duke u sforcuar shumë.