Categories Lajme

Deputeti Sula sfidon Ballën: Administrata është e mbushur me militantë

Deputeti Dashnor Sula i është përgjigjur ashpër kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas përplasjes së tyre në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Sula tha se administrata është e mbushur me militantë në kohën e qeverisjes Rama, ndërsa tha se raporti i DASH foli shumë qartë për çështjen e korrupsionit.

Pjesë nga diskutimi:

Balla: Belshi i dashur Dash është një prej modeleve të transformimit rrënjësor që kanë pësuar qytezat e fshatrat e shqipërisë pas 2013. Të dy e dimë se si ishte dhe çfarë transformimi mori. Të vish këtu dhe të thuash se nuk ekziston ujësjellësi i Belshit!? Shko e pyet banorët. Mirë është që nëse keni prova i çoni në Prokurori, moskallëzimi i krimit është krim.

Dashnor Sula: Të qeni në profesionit të ish-prokurorit prej 15 vitesh, nuk flas kurrë në hava. Raporti i DASH flet për vëllanë e Taulant Ballës, jo për vëllanë tim. Fjalë për fjalë, ish-vëllanë. Po është investuar në Belsh, por janë rruajtur edhe shumë lekë atje. 720 mln është dëmi ekonomik… Arif Tafani në SPAK e ke çështjen, prej dy vitesh dhe e mbani peng, sepse do të kandidojë. Ma kundërshto. Ka vendim pushimi? Jo. Ka vendim dërgimi në gjyq? Jo është në hetim akoma.  Më kundërshtoni, merr Peqinin, Belsh, Gramshin, nëse ka punonjës me kontrata të përkohshme dhe të punësuar siç e ka ligji kohët e fundit, ë sfidoj dhe ja dorëheqjen si deputet. Provojë. Sa për investimin, po zoti Taulant e keni bërë, por Peqinin zoti Taulant e keni lënë mos o zot. Nuk ka drita e keni shkatërruar. Kjo është e vërteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME