Lajme

Deputeti Vullnet Sinaj takim me banorët e fshatit Lepardha (Foto)

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj në vizitën e tij në fshatin Lepardha ka bërë takime me banorët e kësaj zone. Ai në fjalën e tij është shprehur se do jetë gjithmonë i angazhuar për të mbështetur këta banorë.

“Në Lapardha e nisa fjalën me një autokritikë për problemet që ka fshati, kryesisht me urën, ujësjellësin dhe kanalet vaditëse.  Bashkia e Selenicës duhet të ketë një vëmendje të shtuar për Lapardhanë që çdo shqetësim të adresohet për zgjidhje të shpejtë.

Angazhimi im nuk do të mungojë asnjëherë në mbështetje të banorëve dhe nxitje të autoriteteve qendrore e vendore për punët që ndihmojnë komunitetin.  Por, nëse ka një forcë politike që ka bërë punë e do të vazhdojë të bëjë për këto treva, ajo është Partia Socialiste.

Ne nuk jemi perfektë, por përgjegjshmëria e qeverisjes ka ofruar një model të pakonkurrueshëm nga përfaqësues të tjerë politikë.  Vota për Partinë Socialiste më 25 prill do të jetë mbi të gjitha një votë përgjegjësie për punët që do të kryhen në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: