fbpx
Lajme

Deputetja socialiste e fiksuar pas maskave, çdo ditë e kombinon me fustanin

Antoneta Dhima në kohën e kovidit u bë e njohur kur foli për infektimin e djalit të saj pak muaj më parë, dhe situatën që e gjithë familja kaloi.

Prej asaj kohë ajo është bërë disa herë pjesë e lajmeve, në fillim kur i dhuroi punonjëseve të qendrës mjekësore në Patos 170 maska shumë përdorishme. E më pas portreti i saj në Kuvend më së shumti tërhoqi vëmendjen për maskat që i prodhonte enkas për ti kombinuar me fustanin që kishte veshur.

Në foto duken kolegët e saj që mbajnë maska një përdorimshe mjekësore, ndërsa zonja Dhima është e gjitha fashion. Deputetja është zgjedhur në listën e PS në qarkun e Fierit, dhe duket shumë pararojë në ndjekjen e modës.

Maska prej kohësh është e detyrueshme në ambientet e mbyllura, e kur ka prindër që skanë të ardhura për tiua blerë fëmijëve të tyre, Dhima i ka mundësitë edhe ti kombinojë sipas cdo dite.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button