Categories Lajme

“Derën e shtëpisë sime e kanë të hapur”, Balliu në Astir: Nuk e di ç’do bëjnë banorët e Astirit

Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur se dera e shtëpisë së tij është e hapur për të gjithë banorët e Astirit që sot rrezikojnë të mbeten në rrugë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjnë tashmë banorët e Unazës së Re, pasi do tu shemben banesat, Balliu tha se nuk e di.

“Nuk e di se ku do rrinë. Asnjë lekë s’do u kalojnë. Banorët seç do bëjnë nuk e di. Por unë do bëj gjithçka për t’ju përgjigjur atyre. Derën e shtëpisë time e kanë të hapur,”– tha Balliu.

Më tej ish-deputeti shtoi se çështja nuk qëndron vetëm te banorët e Astirit por tek largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Dhunojnë qytetarët për Sandër kimikun që nuk e ka zgjedhur njeri. Ai është thjesht një i emëruar. Këtu është çfarë do bëjmë ne. Kemi një kriminel në pushtet të frymëzuar nga Millosheviçi. Ky duhet të shkojë në burg për këto krime makabre. Dje arrestuan një grua 70-vjeçe, sot e dhunuan, po të njëjtën grua këtu me gaz lotsjellës,”– vijoi ai.

Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur tre efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbetur të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME