Categories Lajme

Dërgimi i 60 infermierëve në Itali, ja çfarë thanë (Video)

60 infermierët që u dërguan në Itali, për të ndihmuar në kushtet kur po përballet me sulmin e egër të COVID-19, por dhe për ta pasur një trajnim më shumë, u shprehen para kamerës se ato kanë pranuar menjëherë të shkojnë në shtetin fqinj sapo u është telefonuar për këtë gjë.

Infermierët u shprehën se vetë profesioni i tyre është humanitar, por dhe lidhja që ata kanë me Italinë bënë që të mos mendoheshin dy herë për të pranuar. “Zgjodha të shkoj infermierë vullnetare pasi Italia ndodhet në gjendje të vështirë dhe doja të jap ndihmën time”, tha një infermier “Shumë të afërt e mi jetojnë në Itali dhe ato mund të kenë nevojë për ndihmë”, u shpreh një infermier

“Sapo më telefonuan pranova direkt, isha i gatshëm”, tha një infermier tjetër “Formimin profesional që unë e kam marrë në Itali, dua ta kthejë.” tha një infermier “E ndjej si obligim për shkollën që kam bërë dhe profesioni që kam zgjedhur”, u shpreh një infermier “Kam dëshirë të jem humanitare sepse infermierët janë pjesë e humanizmin”, u shpreh një tjetër infermier që u nis drejt Italisë “Mendojmë që t’i kthejmë nderin që Italia ka bërë për ne vite më parë”, tha një infermier “Arsyeja për të cilën ne zbatojmë këtë punë se duam t’i vijmë njerëzve në ndihmë, të tjerat janë në plan të dytë”, tha një infermier tjetër 60 infermierët janë grupi i dytë që dërgohet nga qeveria shqiptare për të ndihmuar me situatën e COVID-19 në Itali, ku më herët u dërguan 30 mjekë dhe infermierë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME