Categories Lajme

Dërgonin emigrantë shqiptarë për në Britani, shoqërohen…

Një një burrë nga Britani është arrestuar dhe burgosur nga autoritetet franceze, pasi ka tentuar që të dërgojë emigrantë nga Franca drejt Britanisë së Madhe. Sipas mediave të huaja, Uayne Mills, 54 vjec, është personi i tretë që burgoset, pasi po tentonte të trafikonte 5 shqiptarë me një varkë drejt Anglisë.

Rojet bregdetare kanë pikasur varkën me emigrantë dhe pas ndjekjes kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi se Mills u dënua 4 vjet burg dhe i është ndaluar që të hyjë në Francë për 10 vjet.

Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është britanik, u dënuan më parë dhe u burgosën në Francë pasi u arrestuan ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga porti francez i Cherbourg më 27 qershor në një anije të vogël me pesë migrantë shqiptarë në bord.

Personi që drejtonte varkën, Joshua Van Praagh, 25 vjeç nga Portsmouth u burgos për tre vjet dhe u ndalua të kthehej në Francë për 10 vjet. Edhe shqipttari Armando Hodo 25 vjeç u burgos për 3 vjet dhe gjithashtu iu ndalua hyrja në Francë. Edhe pse autoritetet bënë të mundur kapjen e anijes, mësohet se të paktën 202 migrantë arritën të kalojnë në Britani një ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME