Categories Lajme

“Deri në fund të mandatit, paga minimale 60 mijë lekë”, Rama: Biznesi i vogël, zero tatim mbi fitimin deri në 2029

Kryeministri, Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, gjatë një takimi në Dropull me gratë dhe vajzat e kësaj zone deklaroi se biznesi i vogël do të paguajë zero tatim mbi fitim deri në vitin 2029.

Ai vlerësoi forcën e pazëvendësueshme të Partisë Socialiste në mbështetjen dhe integrimin e gruas në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Rama tha se, “qeveria i ka dhënë një mbështetje të madhe sipërmarrjes dhe sot sipërmarrja në Dropull është shumë më e fortë seç ishte. Qoftë se ka një taksim shumë më ndryshe, ashtu sikundër janë dhjetëra mijëra biznese të reja të vogla dhe të mesme që kanë lindur vetëm vitin e fundit, për shkak se taksohen zero mbi fitimin deri në 2029. Sot ne e kemi rritur pagën minimale përtej parashikimit.

Ne e kishim parashikuar të shkonte 40 mijë lekë në fund të mandatit, pra deri në 2025. Por edhe ata të tjerët, që ju e dini si i bëjnë llogaritë, se ata premtojnë çdo gjë, se nuk iu vjen rasti të mbajnë fjalën, se nuk iu vjen më fare në dorë që të qeverisin, por edhe ata e kishin parashikuar 38 mijë lekë.

Ne sot e kemi 40 mijë lekë pagën minimale dhe duam patjetër ta bëjmë 45 mijë lekë, deri në fund të mandatit dhe do ta çojmë në 60 mijë lekë, pasi pa një pagë minimale 60 mijë lekë, nuk kemi bërë detyrën tonë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME