Categories Lajme

Dës.hmia e të “fortit” në gj.ykatë

“Më kanë bërë tri atentate, pistoletën e kisha për vetëmbrojtje”. Kështu është shprehur Elvis Gaçaj para Gjykatës së Durrësit, e cila e ka lënë në masën e sigurisë “Ar.rest me b.urg” pa afat. Gaçaj do të jetë personi i parë që pritet të marrë dënimin prej 15 vite heqje lirie, me ndryshimin e ligjit për armëmbajtje pa leje.

Në sallën e gjyqit, ai është shprehur se arm.ën e mbante për vetëmbrojtje, ndërkohë Konstandini ka theksuar se nuk kishte dijeni për ar.mën. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në rrugën “Taulantia” në momentin kur po udhëtonte me një automjet tip BMW, ku brenda ndodhej e dashura e 44-vjeçarit dhe shoku i tij, Konstandin Driza. E dashura e la e lirë, kurse Driza do të hetohet në “Detyrim paraqitjeje”.

Gaçaj nuk iu bind postbllokut të Policisë, ndërsa u arrit pas një ndjekjeje që nuk zgjati shumë. Gjatë kontrollit, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë çeke me dy krehra me 26 fishekë kalibër 9 mm.

Gaçaj, i cili është person i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, sipas Policisë kishte thyer masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, ndërsa Kostandin Driza është proceduar më parë në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Elvis Gaçaj në prill të këtij viti u arr.estua së bashku me Leonard Dukën në Tiranë i dyshuar për një seri veprash penale, ndërsa më herët u ka shpëtuar disa atentateve të organizuara ndaj tij. Në vitin 2015 ka qenë objektiv i një sulmi me armë te “Lulishte 1 maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa objektivi u plagos, por mbijetoi.

Në atentatin te Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. 44-vjeçari Gaçaj, brenda viteve 2013- 2015, u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, të kryera ndaj tij me eksploziv. Në ngjarjen e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë, ndërkohë që atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

Në vitin 1992, kur ishte adoleshent v.rau me th.ikë shokun e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 14 vjet b.urg. Vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu, në vitin 2008 Gaçaj përfundoi sërish në pranga.

Më 30 shtator të atij viti, Gaçaj, në atë kohë 32 vjeç, u arrestua si autor i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M. Sipas Policisë, Elvis Gaçaj pritet të jetë personi i parë, ndaj të cilit do të aplikohen ndryshimet e Kodit Penal, për armëmbajtje pa leje, të cilat hynë në fuqi më 8 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME